Komuna e Rahovecit formon shtabin Komunal për korrje-shirje

Rahoveci mobilizohet për vitin 2017

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për formimin e shtabit Komunal për korrje-shirje për vitin 2017.

Shtabi Komunal ka për detyrë që të bëjë me përcjelljen e korrje-shirjeve në teren, në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit gjatë tërë fushatës deri në përfundim të saj.

Sipas komunkatës, pika tre e vendimit, obligon shtabin Komunal që me kohë të njoftoj Kryetarin e Komunës si dhe personat tjerë kompetent, nga sfera e bujqësisë si dhe Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, me raport kohë pas kohe lidhur me rrjedhën e korrje-shirjeve./21Media

Back to top button