Komuna e Shtimes bëhet me dy fusha të tenisit, Aliu: Moment i rëndësishëm për sportin dhe rininë tonë

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu njofton se sot ka nënshkruar Memorandumin me Sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, për ndërtimin e dy fushave të tenisit për herë të parë në Komunën e Shtimes me vlerë 200 mijë euro.
“Ky është moment i veçantë e jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse për herë të parë po hapim mundësi të reja për sportistët e rinj të tenisit”, ka shkruar Aliu.
Sipas tij, ky investim unik do t’i japë gjeneratave të reja hapësirën e merituar për zhvillim të talentit në sportin e bardhë.
Më tej ai ka shkruar se me këtë projekt po bëhet realitet ëndrra e shumë të rinjve dhe po hedhet gurthemeli ‘që edhe nga Komuna jonë të organizohen gara dhe të shkëlqejnë lojtarët tanë’.