Komuna e Shtimes ka një njoftim për qytetarët e saj
Një pjesë e qytetit të Shtimes nga mëngjesi ka mbetur pa ujë të pijes. Kjo për shkak të shpërthimit të gypit kryesor në rrugën “Tahir Sinani”.
Siç thuhet në njoftimin e Komunës, ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes, të cilat po merren me sanimin e defektit.
“Të nderuar konsumatorë, Njësia e Ujësjellësit “Prishtina” në Shtime ju njofton që sot rreth orës 6:00 të mëngjesit ka shpërthyer gypi kryesor në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime. Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes, të cilat po merren me sanimin e defektit. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe besojmë që defekti të sanohet sa më shpejtë që është mundur! Koordinatori i NJOU në Shtime, Sabri Çerkini”, thuhet në komunikatën që komuna e Shtimes ka publikuar në Facebook./21Media