Komuna e Shtimes mbetet pa furnizim me ujë të pijes

KRU Prishtina ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin kryesor, pa furnizim me ujë të pijes mbeten konsumatorët e Komunës së Shtimes deri nesër – ditë e shtunë.

Defekti ka ndodhur para pak çastesh në gypin kryesor të ujit në Shtime, thuhet në njoftim.

Pa furnizim me ujë mbesin konsumatorët e kësaj komune deri ditën e nesërme, për shkak të ndërlikimit të dëmtimit.

Back to top button