Komuna e Skenderajt gjobiti qendrën e kurseve që organizoi ekskursion me nxënës 

 

Komuna e Skenderajt sot ka informuar se ka gjobitur me 2000 euro qendrën e kurseve që organizoi ekskursion me nxënës.

Siç ka informuar komuna, Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Skenderajt me të marrë informatën që njëra nga qendrat e kurseve të gjuhëve të huaja, ka organizuar ekskursion për nxënësit që ndjekin kursin aty, në bashkëpunim me zyrtarë policor kanë bërë inspektimin në zyrat e asaj qendre.

“Pas këtij inspektimi është konstatuar se menaxhmenti i kësaj qendre ka organizuar udhëtim me qëllim rekreacioni me afërsisht 100 nxënës, ku me këtë veprim kanë shkelur Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, me saktë kanë renë në kundërshtim me nenin 25 të Ligjit Nr/07/L-006. Me këtë rast Inspektorati Komunal, subjektit në fjalë i ka shqiptuar gjobën me masë ndëshkimore në vlerë prej 2000 euro.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Komuna e Skenderajt ka apeluar qytetarët e Skenderajt që të respektojnë vendimet si dhe ligjet që kanë dalë nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë, në mënyrë që sa me shpejt të bëhet tejkalimi i kësaj situate./21Media

Back to top button