Komuna e Suharekës e shpërblen me 80 mijë euro Ballkanin

Ballkani është kampioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, duke u kurorëzuar si më i miri në futbollin vendor në edicionin garues 2021/22.
Skuadra nga Suhareka është renditur e para në tabelë me 76 pikë pas 36 ndeshjeve, duke bërë histori pasi ky ka qenë titulli i parë kampion për këtë klub.
Komuna e Suharekës me këtë rast ka marrë vendim që klubit t’ia ndajë një shpërblim prej 80 mijë eurove.
Drejtoresha për Sport në Komunën e Suharekës, Lorika Gashi ka thënë për Kp se një ndihmë e tillë ka qenë e planifikuar më herët për Ballkanin dhe se shpërblime të tilla do të ketë edhe klubin e basketbollit, Ylli si dhe klubet tjera sportive të kësaj komune.

Back to top button