Koncerti “Udhëtim Rreth Botës” sjell në Paris tre emrat shqiptarë, Inva Mula, Genc Tukiçi e Olen Çezari 

Koncerti i madh “Udhëtim nëpër botë” do të bashkojë emrat e tre artistëve të njohur, Inva Mula, Genc Tukiçi e Olen Çezari.
Më 21 shtator në ora 20:30 në sallën prestigjioze Gaveau, do të mbahet ky koncert i cili ka bashkuar tre emra të njohur edhe nëpër botë.
“Një muzikë prekëse, magjepsëse e kënduar  nga një diva. Ejani dhe ndani muzikën e shpirtit të këtyre tre artistëve të jashtëzakonshëm”, kështu i përshkruan Sallegaveau artistët shqiptar.
Sopranoja me famë botërore Inva Mula, pianisti dhe kompozitori Genc Tukiçi si dhe violinisti Olen Çezari do të sjellin një repertor të pasur për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm/21Media

Back to top button