Konferenca “Diaspora Flet” 2023 vazhdon ditën e dytë të ngjarjes!

Konferenca “Diaspora Flet” 2023 përfundoj me sukses ditën e parë, dje me datën 18 maj, në Klan Arena, ku ishin rreth 400 pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora.

Fjalimet e mirëfjalës hyrëse filluan nga udhëheqësit e GERMIN, Presidentja e Republikës së Kosovës, Zj. Vjosa Osmani-Sadriu, Mike Bailey, Joshua Mike, Jörn Rohde, Anila Hyka Smørgrav dhe Avni Mustafaj.

Sot, ngjarja filloi më ndryshe në Parkun e Gërmisë nga ora 06:30 me ushtrime të organizuara për adhuruesit e natyrës dhe sportit me Mrika Nikqi – “7 Summits”.

Ngjarja do të filloj nga ora 09:00 në Klan Arena, me sesionin e parë të konferencës me folësin kryesor Albin Kurti,  Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe prezantuesen Znj. Liza Gashi, Zëvëndësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Nga ora 10:00 do të filloj sesioni: Diaspora për zhvillim: teknologjia, sipërmarrësia dhe investimet kapitale me folësit:

  • Mentor Arifaj, Zv.Ministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Republika e Kosovës
  • Edona Bilalli, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Republika e Shqipërisë
  • Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit Shqiptar të Diasporës
  • Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Biznesit të Diasporës në Austri
  • Fadil Abdullahu, Kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
  • Pëllumb Çollaku, Ekspert për Investimet e Huaja Direkte
  • Vjollca Çavolli, Drejtoreshë e Shoqatës për TIK të Kosovës (STIKK)

Duke filluar nga ora 11:00, sesioni i radhës: Integrimi i perspektivës gjinore në debatin e diasporës (Mundësuar nga GIZ Kosova)

Folësit: Përfaqësimi Politik i Diasporës në vendet e origjinës

    • Prezantim hyrës: Melek Pulatkonak, Themeluese i TurkeyWin
      Krenare Loxhaj, Këshilltare për Qeverisjen e Migracionit dhe personi përgjegjës për çështjet gjinore për GIZ Kosovë
    • Rrezarta Shatri, Aktiviste e Diasporës
  • Fatmir Sinani, Sipërmarrës nga Diaspora

Nga ora 12:10, Panel diskutimi: Transferimi i njohurive dhe shkathtësive: Mundësitë dhe Sfidat (Mundësuar nga Aktiviteti pesëvjeçar për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD) që financohet nga USAID)

  • Fatlume Halili, Aktiviteti pesëvjeçar për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore përmes Sektori Privat në Kosovë (PSWD)
  • Ardiana Gjini, Konsulente në Kontrollin e Sëmundjeve ngjitëse/të transmetueshme
  • Egzon Gashi, Themelues i Teach for Kosova
    • Abetare Gojani, Drejtoreshë Ekzekutive, IPKO Foundation
  • Besa Maraj, Konsulente në Klimë dhe Energji
  • Lulzim Baumann, Ekspert i Ekonomisë dhe Menaxhimit të Mbetjeve për Kosovë dhe Shqipëri

Do të jenë edhe 2 sesione parale nga ora 14:00: Emigrimi i të rinjve dhe “ikja e trurit”: Çfarë mund të bëjmë për të trajtuar këtë fenomen? Me folësit:

  • Ilir Gedeshi, Drejtor i Qendrës për Studime dhe Sociale
  • Ardiana Gashi, Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës
  • Osman Osmani, Themelues i ProIntegra
  • Marsela Ceno, Kryetare e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani (GARD e.V.)

Dhe Tryezë e diskutimit: Nga Filantropia e Diasporës në Zhvillimin e Qëndrueshëm me prezantuesin:

  • Mike Bailey, Ekspert i Ngritjes së Fondeve

Nga ora 15:00 vazhdon Panel diskutimi: Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Qyteteve Tona ( Mundësuar nga CARITAS-i Zvicran) me folësit:

  • Bali Muharremaj, Kryetar i Komunës së Suharekës
  • Marigonë Lahu, Nënkryetare e Komunës së Podujevës
  • Leonora Morina-Bunjaku, Nënkryetare e Komunës së Gjilanit
  • Kujtim Gashi, Nënkryetar i Komunës së Prizrenit
  • Bekim Brestovci, Këshilltar i Kryetarit për Angazhimin e Diasporës, Komuna e Prishtinës
  • Burbuqe Leka, Drejtor për Diasporë dhe Zhvillim Ekonomik, Komuna e Kamenicës
  • Erhan Morina, Drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Komuna e Rahovecit

Nga ora 16:20, Panel Diskutimi: Të drejtat e votimit dhe përfaqësimi i diasporës: çfarë po ndodh?

Folësit:

  • Anila Hyka-Smørgrav, Këshilli Koordinues i Diasporës
  • Adnan Rrustemi, Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje
  • Vlora Çitaku, Democratic Party of Kosova (PDK)
  • Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
  • Lavdim Krashi, Deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë

Nga ora 17:10, Panel Diskutimi: Identiteti dhe jeta kulturore në komunitetet e diasporës

Folësit:

  • Prezantim hyrës: Vartan Marashlyan
  • Alban Ukaj, Aktor
  • Vjollca Robelli, Këngëtare/kantautore (MB)
  • Ermal Vejsa, Menaxher kulturor- bashkëthemelues i KÂ
  • Jehona Jahaj, Themeluese e “Marrja e Zezë”

Nga ora 19:30, Një Fireside Chat me Donika Gërvalla-Schwarz, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të hapë mbrëmjen dhe do të japë një pasqyrë të rrugëtimit të saj nga Gjermania në Kosovë.

Dhe për fund nga ora 20:00, Storiet inspiruese të Diaspora Flet me folësit:

  • Mirela Sula, Themelues dhe Drejtor i GLOBAL WOMAN CLUB (MB)
  • Petrit Çeku, Gitarist
  • Bahri Cani, Gazetar
  • Rita Kastrati, Delegate në UN Women në MB
  • Bujar Nushi, Sipërmarrës, Bashkë-themelues i Fondacionit Salih & Isa Nushi
  • Teuta Vodo, Asoc. Profesoreshë e Gjeopolitikës dhe Ligjet e BE-së dhe Zgjerimit
  • Gezim Qadraku, Ndihmës Kontabilist i Fondit  | Themelues i  Sport Diplomacy
  • Ermal Sadiku, LinkPlus IT
  • Arbresha Dula.

Konferenca është e hapur për publikun dhe për të marrë pjesë, ju mund të merrni informacionet e detajuara dhe regjistroheni përmes uebfaqes së konferencës: https://diasporaflet.germin.org/sq/

Back to top button