Konferenca “Harmonizimi i legjislacionit Kosovë-Shqipëri” kontribuese për përafrim me BE-në

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) po mban konferencën shkencore për harmonizimin e legjislacionit të Kosovës dhe të Shqipërisë në kuadër të integrimeve evropiane.

E njëjta u vlerësua e rëndësishme për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i AShAK, Mehmet Kraja deklaroi se kjo konferencë do t’i kontribuojë Kosovës për përafrim të legjislacionit me Bashkimin Evropian, duke u bazuar në përvojën e Shqipërisë.

Kurse, përfaqësuesi nga Akademia e Shkencave dhe Arteve nga Shqipëria, akademik, Gëzim Hoxha u shpreh se marrdhëniet e dy insitucioneve janë forcuar, derisa tha se ky bashkëpunim duhet të shërbejë edhe në shkallë të gjerë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili e mirëpriti këtë bashkëpunim mes dy vendeve.

Back to top button