Konferencë për mjedrën e Kosovës

Kjo ngjarje synon të avancojë koordinimin midis të gjithë akterëve në sektorin e mjedrës

Drejtoresha e misionit të USAID-it, Lisa Magno, e shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe donatorë të tjerë, do të flasë sot në konferencën e tretë të Mjedrës në Kosovë.

Konferenca organizohet nga shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosovës”, me mbështetjen e USAID-it, dhe donatorëve Caritas-it dhe GIZ-it në Kosovë.

Kjo ngjarje synon të avancojë koordinimin midis të gjithë akterëve në sektorin e mjedrës, duke krijuar diskutim mbi perspektivat e ardhshme në sektorin e mjedrës në Ballkan dhe Poloni.

 Programi Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale është një program pesëvjeçar i financuar nga USAID-i për të bërë sektorin e bujqësisë më konkurrues në Kosovë përmes ndihmës teknike dhe granteve për fermerët, ndërmarrjet dhe organizatat e tjera të zinxhirëve të vlerës.

Konferenca do të mbahet në ora 10:00.

Back to top button