Konferencë shkencore për përjetimet e grave shqiptare përballë gjenocidit serb

OJQ “Eksodi 99” në Mitrovicë organizoi konferencë shkencore me temën ‘Përjetimet dhe kontributi i gruas shqiptare përballë gjenocidit serb gjatë luftës”.
Kryetari i kësaj organizata, Mustafë Kryeziu në programin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë” në RTV21 tregoi se këtë vit në konferencë janë paraqitur 24 punime.
Konferenca do mbahet më 15 prill ne institutin albanologjik në Prishtinë.

Organizata “Eksodi 99”, çdo vit në muajin prill e kujton dëbimin e shqiptarëve të Kosovës për në Shqipëri./21Media

Back to top button