Konfirmohen dy raste të variantit Delta në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar se në Kosovë janë paraqitur dy raste me variantin Delta të SARS-CoV-2.
“Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
MSH-ja ka njoftuar se të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar.
Tutje në njoftimin e MSH-së thuhet se ekipet e IKSHPK-së tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve./21Media

Back to top button