Konfirmohet: 17 persona të vdekur në banesën që mori flakë në Londër

Mbi 30 njerëz janë ende në spital 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Të paktën 17 persona kanë vdekur në një zjarr masiv që ka ndodhur dje në Londër, raportoi policia,

Pak më herët ekipet e shpëtimit kishin thënë se nuk presin të gjejnë ndonjë të mbijetuar që ka ngecur brenda.

Ndërkaq, janë dërguar edhe qentë e specializuar për të kërkuar nëse ka prova apo identifikime se ende ka njerëz brenda, raporton bbc, transmeton rtv21.tv

Njerëzit po vazhdojnë të kërkojnë lajme për familjarët dhe miqtë e tyre të zhdukur.

Më shumë se 30 njerëz janë ende në spital 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike./21Media

Back to top button