Konfirmohet, A$AP dhe Rihanna në lidhje dashurie

 

 

Reperi amerikan, A$AP Rocky ka konfirmuar se ai dhe Rihanna janë në lidhje dashurie. A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers në një intervistë dhënë për revistën GQ, deklaroi se “Rihanna është dashuria e jetës së tij”.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth lidhjes së tyre, por kur u pyet rreth asaj se çfarë ndjenje është të jesh në lidhje dashurie, reperi tha se “jeta është më e bukur kur e gjen të duhurën”.

Ndonëse ka vite se qarkulluan thashetheme për një lidhje dashurie mes tyre, dyshimet u rritën edhe më shumë në vitin 2020, kur Rihanna u nda nga ish-i dashuri i saj, miliarderi Hassan Jameel, në janar të 2020-ës./21Media 

Back to top button