Konfirmohet arrestimi i Arianit Sllamnikut

(Lajm i përditësuar)


Konfirmohet arrestimi i Arianit Sllamnikut

Arianit Sllamniku është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu.

Ai shtoi se Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 i KPRK-së dhe “Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave” nga neni 257 i KPRK-së.


Prokuroria në Gjilan autorizon policinë për hetime në rastin ndaj Arianit Sllamnikut

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve hetimore lidhur me rastin e Arianit Sllamnikut, konspiracionistin i cili, sipas mediave, disa personave u ka shitur ilaçe për kafshë me pretendimin se me to fëmijët do të shërohen nga autizmi.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin”, ka thënë kjo Prokurori për portalin rtv21.tv

 


Policia po e trajton rastin e Arianit Sllamnikut

Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin ndaj Arianit Sllamnikut, konspiracionistin i cili, sipas mediave, disa personave u ka shitur ilaçe për kafshë me pretendimin se me to fëmijët do të shërohen nga autizmi.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmojmë se në lidhje me rastin për të cilën keni pyet, ky rast është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse. Për vazhdimin e hetimeve lidhur me këtë rast do të ju njoftojm me kohë”, ka thënë Hashani.

Për këtë rast portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, dhe është në pritje të përgjigjes.

Kurse mbrëmë, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë. Përmes një njoftimi MSH ka njoftuar se lidhur me rastin ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes./21Media

Back to top button