Konfirmohet data e takimit Trump – Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se do ta presë presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator dhe pret të nënshkruajë marrëveshje tregtare dhe ushtarake.

“Punojmë në shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake, duke përfshirë blerjen e aerroplanëve të mëdhenj “Boing”, marërveshje e madhe për aeroplanë F-16 (luftarak) dhe vazhdim i bisedimeve për “F-35”, të cilët presim të përfundojnë pozitivisht, tha Tramp në publikimin në rrjetin e tij social “Truth Social” dje.

Erdogan vizitoi për herë të fundit Shtëpinë e Bardhë në vitin 2019, gjatë mandatit të parë të Tramp.

“Unë dhe presidenti Erdogan kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë. Pres me padurim ta takoj më 25 shtator”, shtoi Tramp.

Turqia e zemëroi administratën Tramp në vitin 2019 duke blerë sistemin rus të mbrojtjes nga raketat S-400, dhe në përgjigje, Uashingtoni anuloi një shitje të planifikuar të avionëve F-35 për Turqinë dhe e hoqi atë nga programi i përbashkët i prodhimit të avionëve. Më pas, Turqia ra dakord për një marrëveshje për të blerë aeroplanë F-16.

Back to top button