Konfirmohet lidhja e Robinit me Marigonën
Boksieri i njohur, Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Disa fotografi të shkrepura gjatë një vizite në Stamboll, i ka publikuar modelja në rrjetet sociale.
Ata duken të buzëqeshur në krah njëri-tjetrit.
Edhe Robini ka publikuar një fotografi, e cila ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, shumica prej të cilët e kanë uruar çiftin për lidhjen./21Media
