Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Finlandë

Koronavirusi mbërrin në Finlandë

Një turiste kineze, e cila vizitoi Finlandën, është diagnostikuar me koronavirus, duke shënuar kështu rastin e parë me virusin e ri në vendin nordik, deklaruan autoritetet shëndetësore finlandeze.

“Gruaja 32-vjeçare, u pranua në Spitalin Qendror Lapland, në qytetin verior të Rovaniemit dhe është e izoluar”, deklaroi transmetuesi finlandez YLE.

Raportohet se turistja kineze u largua nga qyteti Wuhan pesë ditë më parë. Wuhan-i është vendi ku u shfaq fillimisht shpërthimi i virusit.

Në Evropë, Franca dhe Gjermania kanë raportuar gjithashtu raste të përhapjes së koronavirusit.

Back to top button