Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfirmohet rasti i parë me Omicron në Strugë

Konfirmohet rasti i parë me Omicron, varianti i ri i COVID-19 në Strugë, informon për MIA-n epidemiologia e Qendrës për Shëndet Publik, Jovanka Strulakova – Koroveshoska.
Bëhet fjalë për një rast asimptomatik të një person më i rritur, i vaksinuar me dy doza Pfizer.
“Personi për momentin është në izolim. Test PCR ka bërë para një jave për shkak të udhëtimit jashtë vendit. Gjatë skriningut doli se është pozitiv ndaj COVID-19, ndërsa sot morëm konfirmim se bëhet fjalë për variantin e ri Omicron”, deklaroi Strulakova – Koroveshoska.
Sipas pyetësorit, theksoi se personi nuk e di ku është infektuar, ndërsa si kontakte i ka përmendur anëtarët e  familjes së ngushtë./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button