Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfirmohet rasti i pestë me koronavirus në Francë

Rritet numri i të prekurve në Francë

Franca ka konfirmuar se është zbuluar një rast tjetër i koronavirusit, duke e çuar në pesë numrin e personave të infektuar në këtë vend.

Ministri francez i Shëndetësisë Agnes Buzyn tha mbrëmë një konferencë për media se e infektuara është vajza e një turisti kinez. Babai i saj 80-vjeçar ishte rasti i katërt i konfirmuar në Francë, përcjell 21Media

Të Mërkurën në mbrëmje zyrtarët francezë konfirmuan se është zbuluar një rast i pestë – vajza e një burri 80-vjeçar, i cili u diagnostikua me sëmundjen më herët gjatë javës.

Ajo shtoi pret më shumë raste në ditët në vijim.

Ministri tha se do të riatdhesohen 200 francezë të bllokuar Wuhan, vendi ku është shfaqur së pari ky virus./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button