Konfirmohet sezoni i dytë i “Squid Game”
Krijuesi i serisë së famshme “Squid Game”, regjisori Hwang Dong-hyuk ka konfirmuar se do të ketë sezon të dytë të dramës së shumë pëlqyer.
Pas gjithë suksesit të madh në gjithë botën, me mbi 111 milionë shikues sipas të dhënave të Netflix, “Squid Game”, ku një grup prej 456 njerëzve luajnë një lojë e cila u kushton me vdekje nëse e humbin, e që të njëjtit kanë shancin të largohen me rreth 45.6 miliardë dollarë koreanë nëse fitojnë një seri prej gjashtë lojërave, do rikthehet sërish, por asgjë më shumë se kaq nuk është bërë e ditur.
Shfaqja është një tmerr distopik për njerëzit që marrin pjesë në një turne vdekjeprurës. Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash të shtrembëruara për fëmijë si tërheqje lufte.
“Është në kokën time tani. Po planifikojë gjithë procësin ngadalë. Por, është shumë herët të thuhet kur apo çfarë do të ndodhë”, bëhet e ditur tutje nga regjisori./21Media