Konfirmohet shkarkimi i trajnerit të gjigantit italian

 

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka njoftuar për largimin e Gennaro Gattusos pasi nuk arriti të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Klubi ka qenë nën një heshtje mediatike për muaj me radhë, kështu që askush nuk foli për mediat pas barazimit të tyre 1-1 me Hellas Veronan.

Ndërkaq, një mundësi mund të ishte fitorja eventuale të dielën, e cila do të garantonte një përfundim në top katërshen e Serie-A por ai vend në fund i takoi Juventusit.

“I dashur Rino, unë jam i lumtur që kam kaluar dy sezonet e fundit me ty. Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj suksese kudo që të shkoni. Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim gruas dhe fëmijëve tuaj”, ”, shkroi De Laurentiis në Twitter.

Raporti midis të dyve ishte i ftohtë dhe Gattuso pritej të largohej edhe nëse Napoli do të ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve./21Media

Back to top button