Konfirmohet, ylli gjerman do të mungojë në Kupën e Botës “Katar 2022”

Kur kanë mbetur edhe pak javë deri në fillim të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, frika më e madhe e të gjitha kombëtareve momentalisht është lëndimi i lojtarëve me klubet e tyre.
Tani, Kombëtarja e Gjermanisë ka marrë një lajm jo të mirë, pasi që skuadra gjermane, RB Leipzig e ka konfirmuar që Timo Werner nuk do të paraqitet në “Katar 2022” si pasojë e lëndimit.
Werner pësoi një lëndim në kyçin e këmbës mbrëmë në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk, dhe tani do të mungojë në Kupën e Botës për Gjermaninë.

Back to top button