Konfiskimin e 1 milion eurove, Kosnett e quan hap të madh për drejtësinë

“Një porosi e qartë që askush nuk duhet të gëzojë pasuri të paligjshme”

Ambasadori SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett e ka konsideruar si hap të madh vendimin e Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e 1 milion eurove pasuri të paligjshme.

“Një porosi e qartë që askush nuk duhet të gëzojë pasuri të paligjshme. Qytetarët meritojnë të shohin angazhim të njëjtë për drejtësi nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha rastet”, ka shkruar ambasadori amerikan.”, ka thënë Kosnett.

Gjykata e Apelit ka njoftuar se të akuzuarve F.S dhe M.S për shpëlarje parash u janë vërtetuar dënimet me burgim, dhe u është konfiskuar pasuria në vlerë rreth 1 milion euro.

“Atyre gjithashtu, u është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946,820.84 eurove”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button