Kaloni te përmbajtja kryesore

Konfiskohen 207 llojeve të barnave pa banderola në një barnatore Pejë

Dogana e Kosovës njoftoi se ka konfiskuar 207 lloje të barnave pa banderola, në sasi prej 738 copë në Pejë.

Dogana njofton se gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehur brenda objektit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme.

“Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë përmes linjës së besimit 0800 50 095, e cila është pa pagesë dhe garanton anonimatin e raportuesve.”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button