Konfiskohen 30 thasë duhan

Tridhjetë thasë me duhan të pafabrikuar, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, në një automjet që kishte kaluar nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
Njësitet Policore pasi kanë ndalur automjetin e dyshimtë, gjatë kontrollit kanë gjetur tridhjetë thasë duhan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zhegër të Gjilanit.
Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili e ka dërguar atë në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se malli i konfiskuar dhe vetura i janë dorëzuar Doganës së Kosovës./21Media

Back to top button