Konfiskohen 650 tonë narkotikë

Në Afganistan janë konfiskuar brenda 12 muajve rreth 650 tonë narkotikë

Zyrtarët e Afganistanit kanë njoftuar sot, se Departamenti kundër drogës, brenda 12 muajve ka konfiskuar rreth 650 tonë narkotikë.

Zëvendësministri i Brendshëm, gjeneral Baz Mohammad Ahmadi tha se gjatë kësaj kohe është konfiskuar opium i papërpunuar, heroinë, hashash dhe janë arrestuar 2,683 kontrabandistë dhe trafikantë të drogës, mes tyre janë 67 gra, raporton AP.

Back to top button