Konfiskohen 671 copë “Pandora”

Autoritetet doganore kanë konfiskuar 671 copë “Pandora”, të cilat kanë rezultuar të falsifikuara.
“Autoritetet doganore si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin e biznesit, kanë arritur progres në ndërmarrjen e masave doganore për mallrat që dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale sipas Doganës në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve, siç janë; produktet ushqimore, medikamentet, produktet kozmetike, pjesët e veturave etj.
Në përputhje me Ligjin mallrat në fjalë do t’i nënshtrohen procesit të riciklimit./21Media

Back to top button