Konfiskohen mijëra euro në Bërnjak

Sot gjatë ditës Dogana e Kosovës ka zbuluar dy raste me mjete monetare në shumën mbi 10,000.00 euro.

Këtë e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një postimi ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në Bërnjak.

“Gjatë kontrollit të automjetit dhe pasagjerëve nga zyrtarët e doganës dhe policisë, u zbuluan dy raste me mjete monetare në shumën mbi 10,000.00 €: Tek personi i pare u gjetën 10,220 €, derisa tek personi i dyte gjetën 10,100 €. Pas zbulimit të rasteve, u njoftuan zyrtarët e hetuesisë, të cilët erdhën në vendin e ngjarjes dhe intervistuan palët. Për rastet në fjalë u njoftua prokurori i shtetit. Bazuar në Ligjin Nr. 05/L-096, palëve u konfiskua 25% e mjeteve monetare, ndërsa 75% e mjeteve monetare u ndaluan përkohësisht me urdhër të prokurorit”, ka shkruar Dogana e Kosovës në “Facebook”.

Tutje, bëhet e ditur se Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme, duke garantuar sigurinë ekonomike dhe financiare të vendit tonë./21Media

 

Back to top button