Konfiskohen pajisje për prodhim të kriptovalutave në Leposaviq

Në fshatin Leshak të Leposaviqit janë konfiskuar pajisje për prodhim të kriptovalutave dhe pije të ndryshme jo-alkoolike dhe alkoolike.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, aksioni u organizua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Ku gjatë aksionit, sipas njoftimit është hasur në një objekt afarist në të cilin kishte pajisje për prodhim të kriptovalutave
Janë konfiskuar 93 kartela grafike, 8 antminera, 17 pllaka elektronike, 17 furnizues me rrymë, 400 litra pije alkoolike dhe jo alkoolike.
Gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një veturë e dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia.
Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse kundër personave të përfshirë./21Media 

Back to top button