Konfiskohet një armë në Vushtrri

 

 

Dje rreth orës 21:30, Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin J.B., 56 vjeçar dhe si provë materiale i është konfiskuar një armë zjarri A-47, një karikator me dy fishek të kalibrit 7.62×39 mm dhe pesë gëzhoja të kalibrit të njëjtë.

I dyshuari kishe shtënë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në një fshat të Vushtrrisë dhe ka pranuar se ka gjuajtur në shenjë gëzimi.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A., 65 vjeçar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./21Media

Back to top button