Konfiskohet një sasi e arit në kufi
580 gramë ari të fshehur në bagazhin e një veture janë gjetur dhe konfiskuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Hani Elezit.
Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes kanë reaguar pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është duke futur ari dhe argjend në Kosovën pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore.
“Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganor, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ari i fshehur, i padeklaruar është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës të cilët edhe janë marr me procedra të mëtejme./21Media
