Konflikt mes dy personave, njëri lëndohet në kokë

Si pasojë e një konflikti në mes dy personave në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum të Vlorës njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me plagë në kokë transportuar në spital .
Dyshohet se viktima është goditur me tytën e pistoletës mirëpo në vendgjarje janë gjendur edhe gëzhoja por, personi në fjalë s’ka asnjë plagë nga plumbi në trup, pasi ka marrë mjekime në Orikum është shoqëruar në komisariat, shkruan ora news.
Konfliktin të dyshuarit e kishin nisur disa ditë më parë.
Policia, gjithashtu ka konfirmuar se është qëlluar tri herë në ajër.

Back to top button