Konflikt mes të afërmve, plagoset një 46-vjeçar

Një 46-vjeçar është plagosur me mjet prerës, pas një konflikit mes disa të afërmve

Ngjarja ka ndodhur në Patos, rreth orës 17:25.

I plagosur ka mbetur shtetasi Eduard Haxhiaj, i cili ka marrë plage në bark dhe mushkëri, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 17:25, shtetasi E.H, 46 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button