Kongresisti amerikan: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar pas fjalimit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur sërish mbështetjen për Kosovën.

“Serbia po kërkon që Kosova të heqë dorë nga sovraniteti i saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një kthim të tillë. Kosova është një shtet i pavarur dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë, i mbështetur nga miku më i madh i saj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Torres në X.

“Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandar Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”., ka vijuar ai.

Vuçiq në fjalimin e së premtës ka kërkuar mbajtjen e zgjedhejve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut,

Në anën tjetër para fjalimit të Vuçiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovë është “tejet dëshpëruese”, por që Kosova nuk trembet nga kërcënimet./21Media

Back to top button