Kongresmeni thotë se u përlotën duke parë videon e Zelenskyt
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbajti sot një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Në fillim të fjalimit, Zelensky tha se vendi i tij është në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se ai i ka rezistuar agresionit rus për tetë vjet.
Po ashtu Zelensky lëshoi një video të Ukrainës para dhe pas luftës.
Kongresmeni Michael McCaul, i tha CNN-it se pamjet ngjallën shumë emocione, përcjell rtv21.tv
“Shumë prej anëtarëve, shumë prej të cilëve do të habiteshit, ishin në lot duke e parë atë, sepse mua më dukej si Gjermania naziste, shumë e kujton atë”, tha ai.
McCaul është në mesin e një morie ligjvënësish republikanë që shtyjnë administratën e Bidenit që t’i japë përparësi forcave ukrainase më shumë ndihmë vdekjeprurëse, duke përfshirë raketat Javelin dhe Stinger të kërkuara nga Kievi.
“Historia do të na gjykojë”, theksoi McCaul./21Media