Konjufca: Kjo qeveri e rrënoi shtetin

Konjufca e quan këtë Qeveri si “Qeveri e emigracionit”

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, drejtoi kritika të rrepta ndaj qeverisjes së Mustafës siç tha në bashkëpunim me Kadri Veselin.

“Ky ka lindur me mosbesim nuk është se po ja krijojmë na tash në 2017-ën. Ky punon për karrierë personale, kjo qeveri ishte e kapjes së shtetit, e korrupsionit, kishte ministra që nënat e të pagjeturëve i quante kafshë. Ishte Qeveri e rrënimit të arsimit, e klanit pronto, e negociatave dhe kompromiseve me Serbinë, Qeveri e dhënies së territorit. Qeveri që mbyt në burg aktivistë të opozitës dhe të fut në burg nëse e kritikon pushtetin, pushtet që ta mbyllë gojën, që blenë prokurorë, e nese nuk i blen i shantazhon”, tha Konjufca gjatë fjalës së Konjufcës, derisa në anën tjetër kryeminsitri Mustafa doli nga salla e Kuvendit, shkruan rtv21.tv

Më tutje Konjufca, tha se kjo Qeveri nuk mund ta kontrollojë profilin e Mustafës në facebook e lëre më të kontrollojë kufinjtë shtetëror. ”Qeveri me tre kryeministra, qeveri e emigracionit, e vetmja gjë që prodhoi është ekzot. Qeveri e gjykatës speciale, që nuk e bënë dot as ushtrinë”, tha më tutje Konjufca.

Ndryshe, mocioni me 42 nënshkrime është dërguar në kryesinë e Kuvendit nga grupet parlamentare të Nisma-s për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë tjerë, përfshirë dhe tre deputetë të PDK-së./21Media

 

 

Back to top button