Konjufca: Autorët e këtij krimi t’i sjellin para drejtësisë, orët janë të gjata

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se është tronditur nga rasti tragjik i cili ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona.
Konjufca, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se bashkëndjen me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale.
“I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, ka shkruar kryetari i Kuvendit./21Media
Back to top button