Konjufca dhe Federici diskutuan për gjendjen në veri
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.
Në takim u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pas zbatimit të reciprocitetit për targat.
Konjufca në këtë takim citohet të ketë thënë se “Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon, shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe domosdonë e thellimit të bashkëpunimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”.
Më 20 shtator, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë./21Media