Konjufca: Ditët e fundit janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca lidhur me zgjedhjet e parakohshme ka thënë se partia në pushtet gjithmonë ka shprehur gatishmëri, e me këtë është pajtuar edhe PDK-ja, por që nuk ka pasur pajtueshmëri nga dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja.
Konjufca tha para gazetarëve se kur të ketë konsensus të të gjitha partive politike, e që numri të jetë mbi 80, të mos jetë në kufi, pasi kështu mund të jetë me VV dhe PDK.
Ai theksoi se këto ditë janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit.
“Vullneti ka qenë qysh para disa muajsh edhe mazhoranca gjithmonë ka shpreh gatishmëri që kjo të ndodhë dhe për këtë arsye subjekti më i madh opozitar që është PDK është pajtuar, pra ka pasur një pajtueshmëri mes mazhornacës dhe subjektit më të madh opozitar, por të gjithë e kemi kuptuar qe kjo nuk duhet të jetë marrëveshje vetëm mes dy partive politike, por më e gjerë dhe sa e di unë oferta iu është bërë të gjitha subjekteve opozitare, dy prej tyre nuk janë pajtuar që të shkohet në zgjedhje në këtë mënyrë, kanë propozuar mënyrë tjetër, e unë sa e kam kuptuar këtë është që atyre iu duhet me shumë kohë dhe mendoj që nuk duhet të paragjykohen ato subjekte që kërkojnë me shume kohë për zgjedhje se kjo është e drejtë elementare njerëzore”, tha ai.
Kryeparlamentari tha se sa ka informata ai do të ishte e pamundur të shkohet në zgjedhje në vjeshtë, pasi siç tha ai nëse kalojnë kufijtë kohor, atëherë mandati i kësaj qeverie do të konsumohet i plotë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?