Konjufca i bashkohet ftesës për pjesëmarrje në marshin e organizuar nga PDK

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca po mbeshtet marshin e organizuar nga PDK-ja që do mbahet të dielën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe Lëvizja Vetëvendosje, ku përmes një postimi të gjatë përmendi veç ish-deputetin e saj, Rexhep Selimi.

Marshi do mbahet të dielen me 2 prill prej orës 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti./21Media

Back to top button