Konjufca: Italia ka pasur rol të rëndesishëm në shtetndërtimin e Kosovës

Di Maio: Do të bashkëpunojmë me qeverinë e re

Ministri i ri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca priti në takim  homologun e tij italian Luigi Di Maio. Ministri Konjufca tha se në këtë takim diskutuan për thellimin e  marrëdhënieve që sic tha tashmë janë të shkëlqyeshme por që duhet të fuqizohen në bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbim tregëtër mes dy vendeve. Theksoi se  ministri italian mbështet heqjen e regjimit të vizave për qytetarëve të Kosovës.  Ndërsa minsitri i jashtëm i Italisë Luigi Di Maio u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me qeverinë e re. Tha se Italia do të nxis dialogun midis Kosovës dhe Serbisë sepse ky dialog do t’u japë përspektivë të dyja vendeve.(Teksti- Valmira HOTI, kamera- Kushtrim RRMOKU)./21Media

Back to top button