Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në një konferencën për media me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq pas  tha se kanë informacione për disa përgatitje që po bëjnë disa qytetarë në Serbi, për ndonjë sulm të mundshëm.

“Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual. Por, ne jemi gjithmonë, dhe institucionet tona të sigurisë janë vigjilente dhe të përballemi me çka do që vjen nga Serbia, dhe me një koordinim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe ushtarake që veprojnë në Kosovë”, theksoi ai.

Gjithashtu, Konjufca tha se kushtet e vendosura nga Kurti janë të arsyeshme dhe duhet sqaruar në mënyrë që dialogu të ketë sukses.


Konjufca pas takimit me Zupançiq: Nuk mund të flasim për paqe në rajon, pa pasur drejtësi për sulmin në Banjskë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në një konferencë për media pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq, ka thënë se Sllovenia mbetet një shtet mik për Kosovën.

“I nderuar që ta pres në vizitën e saj të parë në Kosovë, kryetaren e Asamblesë së Sllovenisë, zonjën Zupançiq. Kryetarës i urova mirëseardhje dhe e falënderova për mbështetjen e palëkundur që Sllovenia i jep Kosovë në shumë procese sidomos ato euro integruese”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se homologen e tij sllovene e ka njoftuar edhe për zhvillimin ekomomik e shoqëror në Kosovë, si dhe e ka falënderuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe çështjes së anëtarësimit të Kosovën në Këshill të Evropës. “E falënderova për përkrahjen e procesit të liberalizimit të vizave, proces ky i stërzgjatur dhe padrejtësisht i vonuar për qytetarët tanë. E falënderova edhe për mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, tha ai.

Konjufca shtoi se me Zupançiq kanë diskutuar edhe për sfidat aktuale dhe në Ballkan.

“Ia shpreha shqetësimin tonë si popull dhe si shtetet për tendencën destabilzuese të Serbisë në Kosovë, ku kulmuan me sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Banjskë vitin e kaluar. Nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë dhe paqe në rajon pa u dënuar dhe pa i vënë para drejtësisë kryerësit e këtij krimi dhe pa u adresuar përpjekjet e tilla destabilizuese”, tha Konjufca.


Nis takimi i Konjufcës me homologen sllovene

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po pret në takim homologen e saj nga Sllovenia, Urška Klakočar Zupançiq.

Pas takimit, Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Zupançiq do të mbajnë konferencë për media.

Kryeparlamentarja sllovene do të takohet edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Back to top button