Spiropali për mbledhjen e dy qeverive: Është koha që ta kemi brenda këtij viti

(Lajm i përditësuar)


Spiropali për mbledhjen e dy qeverive: Është koha që ta kemi brenda këtij viti

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë ishte ndër temat e takimit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Glauk Konujfca dhe homologes së saj nga Shqipëria Elisa Spiropali, raporton RTV21

Kjo e fundit tha se ka ardhur koha që brenda këtij viti të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive në të cilën sipas saj do të diskutohen të arriturat e deritashme mes dy shteteve si dhe mundësia për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja.

“Biseduam edhe takimin e përbashkët mes dy qeverive, besoj se ka arhdhr koha qe brenda 2026tës te kemi në takim të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Spiropali. Kosova dhe Shqipëria deri më tani kanë nënshkruar mbi 140 marrëveshje.

Mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur më


Konjufca kërkon nga Spiropali bashkëpunimi politik, ekonomik dhe diplomaci të përbashkët

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca e ka quajtur vëllazëror takimin me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

Konjufca në konferencë për media tha se presin thellim të mëtejmë të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe diplomaci të përbashkët.

“Takime vëllazërore që e ndajnë fatin e përbashkët historik. Thellim mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në diplomaci të përbashkët”, tha ai.

Në anën tjetër, ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova është prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë.

Ajo shtoi se Shqipëria do të intensifikoi edhe lobimin për njohje të reja të Kosovës.

“Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por historie. Marrëdhënia mes Shqipërisë fhe Kosovës është vijimësi e një rrugëtimi të përbashkët. Kosova është prioritet i politikës së jashtëm të Shqipërisë”, tha ajo.


Spiropali viziton Prekazin: Ka vende ku fjalët bëhen të vogla

Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali bashkë  me homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca gjatë ditës së sotme kanë vizituar Prekazin.

Ajo në Facebook ka publikuar në video ku ka treguar për këtë vizitë.

“Ka vende ku fjalët bëhen të vogla. Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, u përulëm në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti. Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë. Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar. Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument.  Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë.  Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë”, ka shkruar ajo.


Spiropali pritet nga Konjufca 

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali po qëndron në Kosovë ku po zhvillon takim me homologun e saj Galuk Konjufcën.


Spiropali sot në Kosovë, takohet me Konjufcën dhe Osmanin

Kryediplomatja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ajo do të pritet në takim edhe nga Kryeministri Albin Kurti

Sipas  njoftimit të ZKM- së, takimi do të mbahet në orën 12:35.

Fillimisht, Spiropalin do ta presë homologu i saj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Më pas ajo do të takohet edhe presidenten Vjosa Osmani, në orën 11:30.

Spiropali do të pritet në takim edhe nga Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

 

Back to top button