Konjufca: Lajm shumë i keq nëse vizat vendosen kusht për dialogun

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë tha se është lajm i keq nëse vizat vendosen si kusht për dialogun.
Sipas tij, ky është degradim që po i bëhet këtij procesi.
Theksoi se dialogu mund të zgjasë me vite, andaj qytetarët e Kosovës nuk mund të mbesin peng i këtij procesi./21Media

Back to top button