Konjufca: Mendoj se Qeverinë do ta krijojë Vetëvendosja

Konjufca: PDK-ja frikësohet që qasja e Vetëvendosjes

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke iu referuar deklaratave të fundit të ekspertëve politik dhe ambasadorëve, tha se mendon që Qeverinë e ardhshme do ta krijojë Vetëvendosja, me kryeministër Albin Kurtin.

“ Nëse presidenti Hashim Thaçi nuk është president i Republikës, por president i PDK-së, atëherë mund të kemi probleme, telashe dhe këta më përpara janë në gjendje ta qojnë vendin në zgjedhje të reja, se sa ta pranojnë një qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Konjfuca, shkruan rtv21.tv

Sipas tij, PDK-ja frikësohet që qasja e Vetëvendosjes ua rrënon atyre rrjetin e kriminalizuar të interesave.

“Ata janë shumë të bindur që reformat që do t’i bënte Vetëvendosja në drejtësi, në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe çmontimit të krimit të organizuar”, shtoi ai.

Këto komente Konjufca i bëri në emisionin Argument Plus të RTV21./21Media

Back to top button