Konjufca ngushëllon për dy ngjarjet tragjike në Serbi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai gjithashu ka uruar shërim sa më të shpejtë për të plagosurit.

Së paku tetë persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në disa fshatra të Mlladenovcit, në territorin e qytetit të Beogradit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Sipas njoftimit, sulmuesi i dyshuar U.B., i lindur në vitin 2002, u arrestua afër qytetit të Kragujevcit, pas disa orësh në arrati. Të shtënat ndodhën në fshatrat Dubona, Mallo Orashje dhe Shepshin, të enjten vonë.

Ndërsa, të mërkurën, një djalë 13 vjeç dyshohet se vrau tetë nxënës dhe një rojë të sigurisë në një shkollë në qendër të Beogradit./21Media

Back to top button