Konjufca paralajmëron njohjen nga Greqia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se njohja e Kosovës nga Greqia nuk është e largët.
Këtë Konjuca e ka thënë pas takimit në Athinë me kryetarin e Kuvendit të Greqisë, Konstantinos Tasoulas.
“Pas takimit me presidentin e Greqisë Tasoulas, u binda që njohja nuk është shumë e largët e këtj shteti për Republikën e Kosovës”, tha Konjufca në RTK.
Konjufca ka shtuar se sa i përket relacioneve ndërshtetërore me Greqinë kemi relacione gjithçka përmos formalizimit të njohjeve.
“Në anën tjetër e kemi zyrën tonë, që në çdo aspekt funksionon si Ambasadë përveç që nuk quhet Ambasadë dhe pastaj kjo implikon edhe disa le të themi, pasoja tjera, mirëpo edhe ata e kanë përfaqësuesin e tyre në Kosovë të cilit ne i themi Ambasador, ata nuk e quajnë ambasador por ne kështu i themi për shkak se e dijmë që një ditë do të kemi Ambasadën dhe të gjitha këto, gjithmonë përpiqemi që nëpërmjet bashkëpunimit, përmes afrimit në mes të shteteve tona të vijmë deri te hapi i fundit e që është njohja formale e Republikës së Kosovës nga ana e Greqisë”, ka thënë Konjufca.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?