Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca për deklaratën e Klinakut: Është kërcënim i hapur për kryeministrin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e cilësoi si të papranueshme deklaratën e Klinakut se “më parë e vret Albin Kurtin sesa e lëshon Kosovën”.

“Unë mendoj që ishte një shprehje shumë e papranueshme aq më tepër që vjen nga një personalitet i cili përfaqëson një shoqatë kaq të respektuar. Që të fliten fjalë të tilla është me të vërtetë e papranueshme. Ne e dimë secili se çfarë përfaqëson. Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, është zgjedhur me votat e qytetarëve të Kosovës, atë e kanë zgjedhur të zgjedhurit e popullit të Kosovës dhe e ka legjitimitetin e plotë si kryeministër i Kosovës”, deklaroi Konjufca para gazetarëve.

Sipas Konjufcës deklarata është kërcenim i hapur dhe si e tillë është e papranueshme.

“Të dalësh me deklarata të tilla me të vërtetë ndaj një qeverie që e ka legjitimitetin e plotë nga ana e popullit, sepse populli ka menduar që kjo është zgjidhja më e mirë është e papranueshme në një shtet që është demokratik. Kur thu që jemi demokraci atëherë ka gjykata, sundim të ligjit, ka çfarë është dallimi ndaj lirisë së shprehjes dhe se çfarë është kërcënimi. Unë mendoj që kjo absolutisht nuk mund të kategorizohet fjala e z.Kliniku në liri të shprehjes. Kjo nuk kishte fare të bënte me liri të shprehjes dhe kjo është kërcënim i hapur për kryeministrin e Kosovës dhe si e tillë është e papranueshme”, u shpreh ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button