Konjufca për Krishlindje: Qofshit të mbushur me dritë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve duke thënë se kjo festë bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar.
“Mesazhi i saj vendos në zemrat tona një dëshirë për t’u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë.Uroj që ta kaloni këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur. Qofshit të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë!Gëzuar Krishtlindjen.”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
14: 27- Nagavci uron paqe e mirësi për Krishlindje

Minsitrja e Arsimit ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
“Për shumë mote Krishtlindja, të dashur miq të besimit të krishterë,T’i kaloni gëzuar me të dashurit tuaj në harmoni, dashuri, paqe e mirësi!Shëndet e me fat!”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

11:22 -Mehaj uron Krishtlindjen
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Krishtlindjen janë mishërim i shpresës, gëzimit dhe inkurajimit për më të mirën.
“Pas rrugëtimit të përbashkët që nga krishtlindjet e kaluara, është momenti i veçantë për reflektim, mirënjohje dhe falënderim për gjitha të mirat që kemi për dhe me njëri-tjetrin. Krishtlindjet do të jenë gjithmonë për aq kohë sa ne qëndrojmë zemër më zemër dhe dorë për dorë, si vëllezër e motra të një gjaku sepse shqiptarinë e kemi bashkë.”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai një urim të veçantë pati për të gjithë ushtarakët dhe zyrtarët e ministrive ushtarakët e forcave të vendeve partnere.
“me urimin për djemtë dhe vashat tona që janë në shërbim diplomatik, operacione, shkollime e trajnime jashtë vendit. Në këtë ditë feste, urimet bashkë me mirënjohjen dhe vlerësimin e veçantë u dërgoj policëve tanë, heronjve dhe gardianëve të sigurisë së qytetarëve pa dallim dhe Republikës sonë. Bekime të Zotit e mbarësi paqi gjithmonë bashkë me falënderimin dhe respektin e thellë për familjet tuaja dhe sakrificën në misionin tuaj për ne. Gëzuar Krishtlindjet e paqja mbretëroftë gjithmonë në familjet dhe zemrat e juaja.”, ka përfunduar urimin Mehaj./21Media

Back to top button